SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjedhjet në Himarë, miratohen 23.535 fletë votimi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot në seancë publike sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.

Nga përpunimi i të dhënave të listës përfundimtare të zgjedhësve marrë nga DPGJC në zgjedhjet e datës 4 gusht, rezulton se në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36 QV.

Sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 23.535 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të ZAZ-së nr. 88 dhe masën e shpërblimit për operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese;

Kryetari dhe zv.kryetari i KZAZ-së do të shpërblehen në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Sekretari i KZAZ-së do të shpërblehet në masën 47.500 (dyzet e shtatëmijë e pesëqind) lekë.

Anëtari i KZAZ-së do të shpërblehet në masën 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë.

Kryetari i KQV-së do të shpërblehet në masën 4.000 (katër mijë) lekë.

Anëtari dhe Sekretari i KQV-së do të shpërblehet në masën 3.500 (tre mijë e pesëqind) lekë.

Anëtari i GNV-së do të shpërblehet në masën 6.000 (gjashtë mijë) lekë.

Ndërsa operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese në QV do të shpërblehen në masën 5 000 (pesëmijë) lekë.

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.(Gjergji Mima).///

error: