Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka ndarë përmes rrjeteve sociale pamje nga puna që po zhvillojnë efektivët tanë në Alexandroupoli të Greqisë, ku Shërbimit Zjarrfikës Maliq e Korçë po kontribuojnë në fikjen e vatrave të zjarrit si pjesë e forcës shqiptare të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve.
Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe sipërfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqendrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë”, thekson Peleshi.
“Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira”, nënvizon Peleshi////
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri