SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

100 të shëruar dhe 134 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2.

Duke informuar për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se “nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm”

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnjë, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe në çdo rast kur kanë shenja të sëmundjes, të telefonojnë  në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale                   83103

Raste pozitive                    12921

Raste të shëruara            7239

Raste Aktive                        5312

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2630

Durrës         576

Shkodër      380

Lezhë         302

Elbasan      300

Korçë           250

Fier           246

Vlorë         195

Kukës       154

Berat        108

Dibër           90

Gjirokastër         81

error: