Policia e Sarandës shpalli në kërkim 5 shtetas të cilët gjatë një konflikti në lagjen nr.1 qëlluan me armë zjarri.
Policia tha se “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë:
-shpallën në kërkim 5 shtetas të moshave 15-18 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me 7 shtetas të tjerë të këtyre moshave, rreth mesnatës, në lagjen nr. 1, është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve, për individualizimin e përgjegjësisë së tyre, si për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. V., 58 vjeç dhe A. V., 50 vjeç, banues në fshatin Jermë, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar pa autorizimin e pronarit, një sipërfaqe kullosore në fshatin Marafrend.”
Mësohet se materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI