SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

101 raste të reja me koronavirus, ndërrojnë jetë 5 pacientë

Pesë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke mos arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në përditësimin ditor se sot në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2062
Durrës             527
Shkodër           283
Fier                 140
Lezhë             195
Korçë             175
Vlorë              125
Kukës             135
Elbasan          154
Berat               77
Gjirokastër      36
Dibër               52

error: