Një i ri nga Lazarati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.
Për 30-vjeçarin me inicialet A.B, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private