SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

12 projekte të investimeve strategjike në turizëm, sektorin automotiv e bujqësi/ Ekonomi: Vlera 343 milionë euro

Që nga janari i vitit 2016 deri në fund të vitit 2019, pranë Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve të Huaja (AIDA) për statusin e investitorit/investimit strategjik kanë aplikuar 25 investitorë, ndërsa janë miratuar gjithsej 12 projekte të investimeve strategjike.

Nga këto 8 kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, procedurë e asistuar dhe 4 statusin e investitorit strategjik/procedurë e veçantë.

Vlera për projektet e miratuara arrin në 343 milionë euro. 7 projekte janë në sektorin e turizmit, 4 në sektorin e bujqësisë dhe 1 në sektorin e zonave me përparësi zhvillimi – industri auto.

Ndërkohë qeveria ka kërkuar zgjatjen e afatit të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e ve]antë”, në zbatim të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, edhe për 1 vit, pra deri më datën 31 dhjetor 2021.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi deklaroi se për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk u arrit hartimi i një projektligji të ri “Per investimet”.

“Në këto kushte për të shmangur krijimin e një boshllëku ligjor si dhe të pasojave që mund të krijohen prej tij u propozua që afati i zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike” të shtyhet deri më datë 31 dhjetor 2021”, tha Ekonomi./ATA///

error: