Zhvati miliona leke nga te afermit e pacienteve me Covid-19. Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin.
–Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Afro 10 ditë më parë, Tire Alldervishi kërkoi nga Gjykata e Apelit që të lihej e lirë.Në kërkesë, sanitarja që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente më Covid-19, është shprehur se dhe vetë ka qenë e prekur me Covid. Ajo shprehej se nuk është negativizuar dhe se përbën rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg.
Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Gjyakat e Apelit, e cila ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ndaj saj, “Arrest me burg”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit