Saranda mirëpret kroçerën e parë për këtë vit. “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë.

“Sapphire Princess” është kroçera e parë që ka mbërritur sot në Sarandë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçerave në jug të vendit.

Siç raportojnë mediet, kroçera për shkak të madhësisë të saj u ankorua në rad dhe me lançet e veta transportoi turistët për të vijuar vizitën e tyre në qytetin e Sarandës.

Anija turistike ka rreth 2600 turistë në bord nga vende të ndryshme të botës.

Kroçera mbërriti në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj pasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.(Almarina GEGVATAJ)///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi