Kryeministri Edi Rama deklaroi se “në datën 18 do të hapen lokalet dhe baret në mjediset e jashtme dhe orari i lëvizjes në Tiranë do të jetë i njëjtë deri në orën 17:30”.
Rama sqaroi se “ka një logjikë te orari sepse u kufizua në gjithë botën orari për njerëzit të bëjnë pazar”.
“Zgjerimi i fashës orare jashtë orëve të nevojshme për të shkuar në punë vetvetiu krijon tendencën për t’u shoqërizuar dhe kjo sjell pasoja. Hapja e bareve dhe lokaleve përbën një kërcënim më vete, nëse orari shtrihet menjëherë, tendenca do të jetë për ta zgjeruar me shpejtësi aktivitetin e bareve dhe lokaleve”, tha Rama./ata/
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.