Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO-s në Shqipëri “Defender Europe 21”.
Në njoftimin në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shkruan se SHBA është e lumtur që Shqipëria e pret këtë stërvitje, pjesë e së cilës janë 28 mijë forca nga 26 kombe.
Ato do të kryejnë operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.
“Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret Defender Europe 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende”, thekson ambasada e SHBA në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit