SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

28-vjeçarja Irvana Medinaj u vra mbrëmjen e djeshme me thikë nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj, 29 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Sheq i Madh i qytetit të Fierit, ndërsa krimi u krye në prani edhe të personave të tjerë.

Shkak për ngjarjen tragjike mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit.

Pas krimit, 29-vjeçari u largua nga banesa dhe ende nuk është kapur nga policia, që vijon kërkimet.

Në trupin e të resë janë gjetur plot 31 shenja të shkaktuara nga thika, pothuajse në të gjitha pjesët e trupit.

Ashtu e masakruar, Irvana u gjet e vdekur nga familjarët e bashkëshortit. Edhe pse Urgjenca mbërriti në banesë, asgjë nuk mund të bëhej më për të renë që la pas dy fëmijë të mitur.

error: