SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

30 vite me pare OKB e caktoi 1 tetorin si Diten Boterore te te moshuareve.

30 vite me pare OKB e caktoi 1 tetorin si Dita Boterore e te moshuareve. Ndersa kete vit ka shpallur si objektiv te dekades 2020-2030 ‘ Moshim i Shendetshem’. Covid 19 demtoi rende moshen e trete aq sa Bergamo u quajt qyteti pa gjysher.

Ne vendin tone mosha e trete perfshin se paku dy breza sepse eshte rritur jetegjatesia-ka nje fond pensioni dhe mbulim me ilace te rimbursuara dhe kujdes mjekesor falas. Vecse jeta e tyre eshte jo e shendetshme. Eshte nje grupmoshe e paorganizuar ne menyre sociale.

Te moshuarit shihen si nje kategori shoqerore qe vetem duhet respektuar dhe kujdesur brenda mundesive per te. Ky perjashtim eshte i gabuar. Jeta ka femijerine-rinine-kohen e adultit dhe te moshuarin. Si edhe shihet vetem grupmosha e fundit i ka te jetuara tre fazat e para. Jeta eshte pervoje e fituar dhe pervoja nuk duhet injoruar.

Jeta eshte eksperience perball sfidave dhe meriton studim dhe vleresim. Jeta eshte arritje dhe deshtime e ndaj tyre duhet kujdes dhe respekt. Eshte per te ardhur keq qe nuk ka kujdes per jeten sociale per te moshuarit. Keshtu ata nuk e gjejne veten se paku nje here ne jave ne media.

Nje gazetare e re provoi fillimisht ne rrjetin e saj social te bente intervista te shkurtra me gjyshen…befas ajo gjyshe u be nje personazh i dashur…dhe kur doli ne Tv te gjithe ndjene kenaqesi tek degjonin jeten e saj.

Nese shoqeria ka probleme te ndryshme socialekonomike politike-shkencore-artistike-kulturore-ambientale-mjekesore-te ujerave-inxhinerike.te bujqesise-blegtorise-frutikultures-agrobiznesit-mineralogjise..ushtarake apo gjeografike-te gjeologjise apo gjeodezise…perse specialiste te vjeter te ketyre fushave nuk degjohen ne media ? Perse nuk pyeten?

Relativiteti i moshes varet nga forca e mendimit. Pra nje i moshuar mund te jete jo mire fizikisht por eshte fare mire menderisht…ndaj duhet pyetur degjuar dhe vleresuar mendimi i tij. Nese mosha e vjeter konsiderohet edhe me mendim te panevojshem ky eshte nje gabim i rende.

Cdo mendim i ri apo teknologji e re ka brenda saj ate te meparshmen ndaj atje eshte edhe rinia e atij qe sot eshte i moshuar. Carja e shoqerise ne aspektin social dhe mosdialogimi mes brezave per interesat shoqerore eshte nje konflikt me kosto te larte qe sjell gabime ne vendimmarjen politike dhe shoqerore.

Te vjetrit nuk duan respekt vetem kur vdesin, ata duhen respektuar kur jane ne jete..duke i perfshire ne jeten e gjalle komunitare.//1 tetor 2020 pkabo///

error: