Qeveria shqiptare ka miratuar 5 191 paga lufte për sektorin e transportit me një efekt financiar prej 134 966 000 lekë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama duke theksuar se, këto paga lufte do t’u shkojnë në ndihmë punonjësve dhe të larguarve nga puna për qershorin 2020.
“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor”, shprehet Rama.
“Qeveria shqiptare miraton 5191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! Efekti financiar prej 134,966,000 lekë mbulohet nga fondi rezervë i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor” – tha Rama.
“Falë miradministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, përfundon Rama. /
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.