SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Reforma Zgjedhore, Açka: Hapja e listave të deputetëve, gur prove

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Flutura Açka reagoi sot ndërsa u mbajt mbledhja e parë e komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sipas saj, pyetja publike për çdo deputet të Kuvendit është nëse janë apo nuk janë për për hapjen e listave të deputetëve.

“Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lëkura secilit. Të gjitha fjalëritë e tjera – politike ose jo – janë garnitura fshehëse të thelbin të debatit. Njëra palë dëshiron t’i hapë dhe t’u japë mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për të votēbesuarit e tyre dhe pala tjetër që dëshiron të ruajë status quo-në, pra, karrigen e vet”, u shpreh Açka. “Jemi apo nuk jemi ne të 140-të deputetë më 2025 nuk është problemi i shqiptarëve. Problemi i shqiptarëve është të ketë mundësi të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare”, tha deputetja e PD-së, Açka.

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore nisi sot punimet online me miratimin e kalendarit të punës.///

error: