Prindërit e nnje 9-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Zakynthos të Greqisë, pasi e zuri korenti, nuk janë ende në gjendje të kuptojnë ngjarjen tragjike.Djali i vogel po luante me shoket e tij ne Tsilivi, Zakynthos kur ra në kontakt me një kondicioner hoteli, i cili kishte rrjedhur energji elektrike.
Fëmija fatkeq u transportua në Spitalin e Zakynthos, pa puls dhe mjedkët nuk mundën të bënin asgjë.
“ Nuk kam fjalë …Babai i shokut të tij, njëkohësisht fqinji ma solli të vdekur. Ai vdiq menjëherë, nuk u dëgjua asnjë zë. Fëmijët tanë po luanin fshehurazi dhe imi ishte fshehur pas disa instalimeve të pambrojtura të ajrit të kondicionuar të një hoteli ” ka thënë babai i viktimës për protothema.gr.https:/
” Shokët e tij panë që fëmija im ishte pa ndjenja dhe njëri prej fëmijëve vrapoi dhe menjëherë i tha babait të tij dhe ai më pas e mori dhe ma solli tek unë nga frika. Fëmijë të tjerë mund të ishin fshehur në atë pikë dhe ne tani po vajtonim shpirtra të tjerë të pafajshëm. Unë do ta ndjek në rrugë ligjore”, shtoi ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.