U zhvillua në Sarandë, prane obeliskut, aktiviteti përkujtimor kushtuar atdhetarit, poetit dhe publicistit Bilal Xhaferi me rastin e 34-vjetorit të vdekjes.
Konceptuar nga Shoqata e Krijuesve Jonianë, si nje homazh poetik, aktiviteti ka perfshire vleresime per figuren e Xhaferrit si dhe interpretime nga krijimtaria e tij poetike.

Pervec nje grupi krijuesish nga Saranda, kryesuar nga shkrimtari Pajtim Caushi, ne ceremonine perkujtimore, kane qene te pranishem motra e Bilal Xhaferrit, Antike Hoxha, te aferm te tjere si dhe intelektualë nga rajoni i Sarandës.

Më 3 maj 1993 ish Presidenti i Republikës Sali Berisha e dekoroi Xhaferri me medaljen “Martir i demokracisë” (me motivacionin “Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike”.
Bilal Xhaferrit I eshte akorduar gjithashtu titulli I larte “Nder i Kombit” nga ish Presidenti Bamir Topi.”///
ME SHUME LAJME
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër
Të dielën, Nivica rikthen protesën për Kakomenë
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj