Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani i cilësoi zgjedhjet për kandidatët për deputetë në Partinë Demokratike si të padrejta dhe në kundërshtim me udhëzuesin e PD-së.
Duke folur në një emision televiziv Ristani tha se në fushatë si kandidat, Grida Duma ka mbledhur vota kundër tij, edhe pse kanë rënë dakord për të mos bërë fushatë kundër njëri-tjetrit.
Ristani tha se votimi nisi demokratik por ishte me probleme. “Unë isha kandidat në njësinë 9 në Tiranë. Në mënyrë demokratike kishim parashikuar në udhëzim se nuk do të bënim fushatë kundër njëri-tjetrit, madje nënshkruam edhe një deklaratë bashkëpunimi dhe jo fushate kundër njëri-tjetrit”, tha ai.
Po ashtu Ristani sqaroi se “ajo që ndodhi është se zonja Grida Duma u përpoq që të mblidhte vota kundër meje në mënyrë të padrejtë. Kjo ishte një pabesi se ishte kundër statusit që kishim nënshkruar. Është tjetër gjë sjellja politike dhe sjellja arriviste”./ata///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.