Nga Perparim Kabo/
ATDHEU
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka/ Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,/ Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé./Ty përditë të pat parë ime nënë, / Dheu yt në fund atë e pati ngrënë./ Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj./ Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj/ .Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,/ Edhe eshtërat tretur ua ke po ti./ Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë/ .Pranë teje patën qeshur, patën qarë./ Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,/ Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,/ Numri prapë në vend mbetet kurdoherë./ Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!/ Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!/ Gas përjetë paçin zotërit e tij!/ I begatë, i lulëzuar qoftë ai,/ Një të ardhme pastë plot me lumturi!
Kjo eshte poezi e poetit tone kombetar Naim Frasheri i cili vuri themelet e gjuhes letrare shqipe por edhe ndertoi fal vargjeve nje qasje te historise sone.
Sot eshte 20 tetor 2020, në 20 tetor 1900 ai mbylli sytë, pra 120 vite më parë…Sot ka heshtje kudo, as organet e shtypit as institucionet kulurore dhe as ato shteterore qe meren me kulturen.
Ky boshllek, ky zvetnim, kjo bjerrje e shpirtit eshte me shume se tragjike; eshte nje zhberje qe te shpie tek hiçi…Në vitin 2010 me disa njerez te kultures si Mihal Luarasi, Adonis Filipi dhe une, në bashkepunim me Ministrin e Kultures dhe Teatrin Kombetar organizuam nje akapel poetike me poezi te Naimit.
Ishin ne ate shfaqje homazh: Drita Pelinku, Lazer Filipi, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Ndriçim Xhepa. Luante ne sfodn vetem muzik Bach Aristidh Prosi…Salla pas çdo poezie shperthente ne duartrokitje te gjata. E regjistroi edhe Televizioni Shqiptar dhe per disa vite e gjeje edhe on line në youtube, por prej disa kohesh edhe andej eshte hequr…
Poeti eshte dishepulli i se bukures gjuhes shqipe, i frymezimit dhe enderrimeve, i dashurise dhe vuajtjes. Jam mire me veten sepse ne librin “Antropologjia e Artit” te sapobotuar kam dy studime per poetin kombetar Naim Frasheri, njeri titullohet :
“Në pragjet e poetit”, dhe tjetri “Erotika në poezinë e Naimit”….Eh poet e ke lene psalmin e fundit aq bukur…kur shkruajte..Kur t’më shihni se jam tretur mos pandehni se kam vdekur!!!
Eshte mese e drejte nese vdesin poetet bota nuk vdes, nese harrohen poetet bota eshte e semure, dhe nese tentohet qe te fshihen nga kujtesa dhe vetedija petet, njerezimi rrezikon vetasgjesimin…pkabo 20 tetor 2020///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.