Në prag të Festave të Nëntorit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të çelë konkursin e pikturës “Shqipëria ime”.Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u shpreh sot se “çdo nxënës nga i gjithë vendi është i ftuar të marrë pjesë duke dërguar foton e pikturës së tij, që përcjell një peizazh apo një moment të veçantë nga vendi ynë i mrekullueshëm e me plot bukuri”.“Foton e pikturës jeni të lutur ta dërgoni në adresën e e-mailit media@arsimi.gov.al deri më datë 5 nëntor 2020 (ora 20:00) bashkë me të dhënat tuaja kryesore (emër, mbiemër, klasa, shkolla, qyteti)”, tha Kushi.Ndërkohë, ajo informoi se “nga data 6-15 nëntor do të publikojmë 3 albume të ndryshme, në të cilat do të përfshihen fotot e pikturave të dërguara dhe të ndara sipas cikleve (arsim fillor, arsimi i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë)”.“Piktura që do të marrë më shumë pëlqime në secilin album do të jetë edhe fituesja. Pra në total do të kemi 3 piktura për të cilat do të akordohet nga një çmim simbolik”, tha ajo.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI