SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Trafikuan mbi 1 mijë shqiptarë në SHBA e Kanada / 192 vite burg për 35 të arrestuarit

Plot 192 vite burg i ka dënuar Gjykata e posaçme 35 të arrestuarit e operacionit “One if by Land”, pasi akuzohen se kanë trafikuar më shumë se 1 mijë persona në SHBA dhe Kanada kundrejt pagesës.

Sipas vendimit të gjykatës këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin shtetas shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Anglisë, kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada, deri në 10 mijë paund në Angli.

Grupi kriminal u shkatërruar në Mars të 2018-tës, pas një operacioni që u drejtua nga ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, në bashkëpunim edhe me autoritetet amerikane dhe ato kanadeze.

Sipas hetimeve ka rezultuar se 7 grupet kriminale, operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada.

Trafikantët shfrytëzonin disa agjenci turistike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër për prerjen e biletave fillimisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Më pas qytetarët e interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli pajiseshin me dokumente të falsifikuara së bashku me një biletë të re për të udhëtuar drejt këtyre vendeve.//java///

error: