SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama-arsimtarëve: Shkruani ditarin e këtyre ditëve proteste, bazë për analizë të mëvonshme

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot në Ministrinë e Arsimit, një takim me ministren Mirela Kumbaro dhe drejtues të gjimnazeve të Tiranës në lidhje me protestat dhunshme të zhvilluara ditëve të fundit në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi drejtuesve të shkollave të dokumentojnë në mënyrë të detajuar ngjarjet e ditëve të fundit, për të krijuar një panoramë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe për të identifikuar ndërhyrjet e nevojshme në të ardhmen.

Kryeministri theksoi se ky proces nuk synon hartimin e një dokumenti për organet ligjzbatuese, por krijimin e një baze për analizë dhe reflektim pas qetësimit të situatës.

Sipas tij, ky dokumentim do të ndihmojë në identifikimin e nevojave për ndërhyrje në aspektin e sigurisë, mbështetjen e individëve që mund të jenë përfshirë në ngjarje problematike, si dhe rishikimin e mënyrave të ndërveprimit social në shkolla.

“Kemi bërë përpjekje të përbashkët për të rritur cilësinë e drejtimit të shkollës dhe ju keni kaluar besoj edhe nga Shkolla e Drejtorëve, jeni futur në një proces edhe të edukimit vazhdim të ë drejtuesit të shkollës sot në këto kushte kur ë administrimi i atyre shpirtrave të vegjël që mblidhen për ditë në oborrin e shkollës çngjesh, është gjithmonë e më kompleks, sepse ata tanimë nuk vijnë vetëm thjesht nga shtëpia, por vijnë edhe nga ato hapësirat okulte të pasqyrës digjitale që kanë me vete dhe marrëdhënia me tabutë është shumë komplekse. Për këtë arsye kemi dakordësuar me ministren dhe me disa ë këshilltarë të arsyeshëm edhe idenë që ë secila, secili prej jush të shkruajë ditarin e këtyre ditëve.

“Ditarin e këtyre ditëve në mënyrë sa më të detajuar, me një narrativ shumë të thjeshtë. Çfarë ndodhi, si ndodhi? Jo për të pasur një dokument për ta çuar në një organ ligjzbatues, për të pasur, mozaikun e një historie që do të na vlejë për ta rilexuar dhe për të reflektuar sapo gjërat të qetësohen, dhe për të kuptuar se si dhe ku duhet të ndërhyjmë, qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e atyre individëve që janë vënë re të tërhequr nga kjo flamë, qoftë në aspektin e cila do nevojë për të riadoptuar programin e shkollës, jo në raport me kurrikulat, por në raport me ndërveprimin social”, tha Rama.

Rama theksoi se “të rinjtë, fëmijët po humbin pak nga pak sensin e sociales, dhe socializimi i tyre po ndodh gjithmonë e më shumë në një hapësirë artificiale, ku ata komunikojnë në një formë krejt tjetër, e cila nuk e përfshin atë që është themeli i marrëdhënies njerëzore që është empatia”.

Ai shtoi se “është fundi i empatisë, dhe zëvendësimi i saj me diçka tjetër, të frikshme, deri në pikën ku papritur e pavarur fëmija i vogël që ti e shikon për ditë shfaqet si një vandal që djeg dhe shkatërron së bashku me një grup të tjerësh”.(Marseda QEFALIA0///

error: