ATSH-AA/ – Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë Rihter në detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin e Izmirit.
Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, duke folur në lidhje me tërmetin tha se “deri më tani në Bornova dhe Bayrakli të Izmirit janë rrënuar gjashtë ndërtesa”.
Ndërkohë, Autoriteti turk për Menaxhimin e Fatkeqësive, AFAD tha se nga tërmeti në Izmir kanë humbur jetën katër persona dhe janë plagosur 120 të tjerë.
Të paktën katër persona humbën jetën dhe 120 u plagosën nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi sot shembjen e disa ndërtesave në Turqinë Perëndimore, sipas një raporti fillestar, të lëshuar nga Ministria turke e Shëndetësisë.
“Fatkeqësisht, katër bashkëqytetarë humbën jetën pas tërmetit (…) Në total, 120 të tjerë u plagosën”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter.’///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim