-AFP/ – Dy adoleshentë kanë mbetur të vrarë në ishullin grek të Samosit nga shembja e një muri, gjatë tërmetit që goditi sot këtë ishull, në arkipelagun Dodecannese, në Detin Egje, njoftoi televizioni publik “Ert”.
Sipas Ert, ata janë dy të rinj të moshës 15 dhe 17 vjeç, një djalë dhe një vajzë, që po ktheheshin në shtëpi pas shkolle, në qytetin Vathy, kur tërmeti shkaktoi rënien e një muri shtëpie në një rrugicë të ngushtë.
“Dy të rinjtë u nxorrën nga rrënojat e një muri të shembur”, tha departamenti i zjarrfikësve.
Sipas autoriteteve, këto janë viktimat e para në Greqi të këtij tërmeti të forte, që, gjithashtu, ka lënë të paktën edhe tetë të plagosur.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror