31 Tetor/ “Vjeshte libri në Delvinë” ishte veprimtaria e organizuar nga bashkia në bashkëpuni me shtëpinë botuese “Toena” te Irena e Fatmir Toçit në një mjedis të hapur të qytetit.
Dhurimi nga “Toena” i nje sasie librash nga botimt e për bashkinse dhe shkollat e qytetit , ishte gjithashtu pjesë e këtij aktiviteti.




Një eksponat me librat e Fjorentina Skëndaj dhe Panajot Zotos, si dhe interpretime të nxënësve nga krijimtaria e autorëve delvinjotë të promovuara në këtë ditë, bashkë me përshëndetjet dhe impresionet e këtyre autorëve u ndoqën me interes nga publiku delvinjot.


Pas fjalës së rastit kryebashkiakja Majlinda Qilimi nderoi me një Çertifikatë mirënjohje për kontributet adminstratoren e shtëpisë botuese “Toena” , me origjinë nga ky qytet, Irena (Godroli) Toçi.




Një koncert artistik me pjesëmarrjen e orkestrinës së qytetit dhe grupit polifonik “Djemtë e Delvinës”, e pasuroi edhe më shumë aktivitetin e konceptuar në Muajin e Letërsisë me emrin poetic “Vjeshtë libri në Delvinë”///SARANDANEWS.AL & R-SR///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror