Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi mbi situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid. Nisur nga shtimi i numrit të pacientëve në spitale është hapur spitali Covid 3 në ambientet e ish-kirurgjive në QSUT, i cili do të menaxhohet nga Spitali Infektiv dhe do të ofrojë shërbim spitalor për pacientë të prekur nga COVID-19 në gjendje më të lehtë shëndetësore.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44-vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66-vjeçar nga Tirana, 48-vjeçar nga Pogradec, 68-vjeçar nga Korça, 68-vjeçar nga Elbasani, 81-vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnjë, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (31 tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260
Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4650
Durrës 851
Fier 706
Korçë 566
Shkodër 524
Lezhë 410
Elbasan 396
Vlorë 384
Berat 278
Kukës 190
Gjirokastër 129
Dibër 93
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari