-AFP/ – Joe Biden fitoi garën për Shtëpinë e Bardhë përballë Donald Trump, një fitore që shënon një kthesë historike për Amerikën dhe botën, pas katër viteve shkëputjeje nën presidencën e republikanit, sipas Associated Press, ABC, CNN dhe media të tjera amerikane.
Pas katër ditësh kandidati demokrat dhe ish-zëvendëspresidenti i Barack Obama u shpall fitues me të paktën 273 vota elektorale, falë një suksesi në shtetin kryesor të Pensilvanisë, sipas medieve kryesore amerikane, përfshirë ”New York Times” dhe ”Washington Post”.
Ai do të bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së.
Për herë të parë në histori, vendi do të ketë një zëvendëspresidente, Kamala Harris, 56 vjeçe, që do të jetë personi i parë me ngjyrë që mban këtë funksion.
Joe Biden mori më shumë se 74 milionë vota nga 70 milionë për Donald Trump./atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota