GJIROKASTER-Ndonëse në kohë pandemie të Covid 19 është organizuar në fshatin Dhoksat të bashkisë Gjirokastër festivali ” Divani Lunxhiot”.
Të pranishëm në aktivitet kanë qenë krerët e disa prej institucioneve vendore . Në dallim nga vitet e shkuara ky festival që synon të promovojë vlerat autentike shqiptare, këngët dhe vallet me “tabanë” , këtë vit ka ardhur më i zbehur se kurrë mëparë. Kjo gjë u vërejt tek forma e organizimit, pjesmarrja e vetë atyre që e organizonin dhe braktisja nga artdashësit apo vetë banorët e zonave përreth.
Përpos pandemisë së Covid 19 që mund ti frikësonte pjesmarrësit për prezencën e tyre është dhe mungesa totale e interesit nga ana e banorëve gjë që është treguar në çdo aktivitet kulturor të zhvilluar së fundmi si në qytet e në zonat përreth.
Fshati Dhoksat u përzgjodh në programin ‘100 fshatrat’, përmes së cilit qeveria parashikon një sërë investimesh për të nxitur zhvillimin e agroturizmit,gjë që në këto vite, nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në jetesën apo ekonominë e banorëve vendas.-bejne me dije burime vendore lunxhiote.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI