–
“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri-tjetrit. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, – tha sot Kryeministri Edi Rama i pyetur në një intervistë televizive.
Kryeministri Edi Rama u shpreh po ashtu se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë. “Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë. Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë”, – theksoi ai.
“OBSH dhe disa burime të tjera ndërkombëtare Shqipërinë e rendisin në vendet që performojnë pozitivisht. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste, por t’i transformojmë spitalet, t’i vëmë në gjende të përballojnë këtë mortje dhe të kemi gjithë kapacitetet njerëzore”, – tha Kryeministri Rama.
“Shqipëria e ka më të ulët numrin e vdekjeve në rajon, përjashto Serbinë. Rritja e testeve i ka ndihmuar ata që të humbin më pak jetë, i ka ndihmuar që të kenë infeksion më të ulët, kjo është e thjeshtë fare të tjerat janë diskutime ekspertësh. Edhe sot drejtori i OBSH-së për Europën ua sqaroi se testet nuk janë qëllim në vetevete, testim nuk do të thotë bëj teste. Meqë të tjerët bëjnë shumë testime e ne bëjmë pak, rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga yni? Këtë pyetje po e bëjnë sot shumë njerëz të fushës, ky debat sot është i hapur madje ka insinuata se kjo puna testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste”, – theksoi Rama.
“Mund të më thoni pse me gjithë testimet marramendëse që ka bërë Franca pse është sot përballë numrave që janë eksponencialisht më të mëdhenj në raport me popullsinë sesa të Shqipërisë. Me gjithë testimet që ka bërë Gjermania, e cila është qeverisja e ekselencës brenda të mundshmes, pse Kancelarja vjen në pikën që thotë zinxhiri i infeksionit ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen më shumë se çdo gjë në fund, të gjitha këto janë taktika, është rezultati”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit