SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vëzhgim. Letra Kolonelit: Zonjëzat me kone të Sarandës

E di Kolonel: nuk ju them ndonjë të re nëse pohoj se Saranda turistike i ka rritur dimensionet e saj, në gjerësi, lartësi dhe diversitet. Ka flukse të turistëve me qyteti veçanërisht mbrëmjeve duket se “përmbytet” nga lumi i turistëve dhe pushuesve nga cdo cep i botës.

??

Edhe zonat dikur “të fjetura” si lagjja nr., 4 apo rruga nr.5, tani i takojnë “muzeut të kujtimeve”, sot nuk ke ku hedh mollën. Plot e përplot nga turistë vendas e të huaj.

Si një risi jo fort e re në Sarandën turistike që më ka tërhequr vëmendjen është edhe prania e ZONJËZAVE ME KONE NË SARANDË.

Ti ecën i qetë në shëtitoren e madhe “Naim Frashëri” buzë detit dhe dëgjon fare pranë një zë femre përkëdhelës:

uS

“TE KEQEN MAMI, E BËRE? TË LUMTË!”

Kthen kokën dhe sheh se një zonjëz Sarande me nje kone shtëpie për dore sapo pashë të lumturuar pasi konia e saj sapo jashtëqiti mbi pllakat e bardha prej mermeri të shëtitores buzë detit.

Qeni, apo bubi kaçurrel është zbukuruar edhe me nje fjongo të kuqe dhe ecën para zonjëzës krenare si e zonja.

Në këtë skenë, ti pret që zonjëza e Sarandës të ulet me një qeskë plastmasi në dorë dhe ta marrë të pëgërën e qenit e ta hedhë në një kosh nga ato që bashkia ka vendosur përgjatë shëtitores.

POR JO miku im. As mos e ço nëpër mend. Zonjëza moderne e Sarandës sikurse te gjitha zonjëzat e tjera homologe te saj me qenër, nuk e çojnë ndër mend se po ndotin qytetin, mjedisin! Nuk e çojnë ndër mend (Vallë, a kanë mend?) se e pëgëra e qenushit të tyre me apo pa fjongo zbukuruese, do të shkelet nga kalimtarët dhe ata këtë “mall”-dhuratë prej zonjëzave me kulturë dhe gusto delikate perëndimore; do ta përhapin nëpër qytet, në shtëpi, ne lokale, madje, edhe nëpër shkallët e bashkisë, ne plazhe, nëpërmjet pandoflave, sandaleve, këpucëve atletike e gjithfarë sendesh .

Te kategoria e zonjëzave me kone hyjnë edhe disa meshkuj (se fjala “zotërinj”nuk u shkon për shtat se nuk e meritojnë ) të cilët qenushat i nxjerrin nga shtëpia nëpër qytet për t’i argëtuar. Asnjeri prej tyre nuk mban qeska plastike si kudo në botë për të mos ndotur mjedisin në qytet.

Interesant eshte fakti se në Sarandë ka edhe shtetas te huaj qe mbajnë qenusha shtëpie,por, nga vëzhgimet ne terren, askush prej tyre nuk mban qeska hiqegjenike për të mos ndotur mjedisin nga jashtëqitjet e qenushëve.

Meqë edukata e konembajtësve që ndotin mjedisjn publik në qytet, nuk pika ujë, për këtë zonjëzat femra/dhe meshkuj, m’u kujtua se Bashkia e Sarandes pak kohe me pare miratoi nje paketë masash për gjoba edhe per ndotjen e mjedisit.

KUSH IA MBAN DORËN POLICISË BASHKIAKE DHE SEKTORIT TË SHËRBIMEVE NË BASHKI të vendosin gjoba për katë kategori ndotësish?

Po përcjell, edhe nje fotogaleri me zonjëzat me qenushë nëpër Sarandë (edhe me zënjëzat meshkuj). Sa për ilustrim. ///TEO MUZHAQI-SARANDANEWS.AL///

error: