SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Me kërkesë të familjes, do t’i propozohet Këshillit Bashkiak emërtimi “Klodian Rasha” i rrugës pranë shtëpisë

Me kërkesë të familjes, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin “Klodian Rasha” të rrugës pranë shtëpisë.

Rruga pranë shtëpisë së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, do të mbajë emrin e tij. Kryebashkiaku i Tiranës, tha Erion Veliaj, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.///

error: