– Shpikja e një unaze inteligjente mund të parashikojë nëse do të vijnë ethe ose simptoma të tjera tipike të gripit dhe Covid-19, të tilla si kolla dhe lodhja, para se ato të shfaqen, sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego dhe San Francisco dhe nga ”Massachusetts Institute of Technology” (MIT) në Boston.
Falë një algoritmi, unaza, e krijuar nga kompania finlandeze ”Oura” nga e cila merr emrin e saj, arrin të kombinojë dhe interpretojë disa parametra biologjikë duke i monitoruar vazhdimisht si temperaturën e trupit, ritmin e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe nivelin e aktivitetit fizik.
Analizat e para tregojnë se një ndryshim në temperaturë ndodh disa ditë para se të shfaqen simptomat e koronavirusit.
Falë të dhënave të mbledhura, autorët e studimit shpresojnë të përfundojnë zhvillimin e algoritmit deri në fund të vitit dhe se ai mund të ndihmojë autoritetet shëndetësore që të përmbajnë përhapjen e koronavirusit.
“Kjo nuk është vetëm një çështje shkencore, por edhe një çështje sociale. Ideja e ekspertëve është të eliminojnë çdo informacion të mundshëm që i atribuohet individit nga të dhënat, duke filluar nga pozicioni i tyre, duke shoqëruar secilin person me një numër identifikimi të rastësishëm”, theksoi Benjamin Smarr, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, një nga koordinatorët e studimit.
“Me këto unaza në gishta ne mund të fillojmë të imagjinojmë një sistem paralajmërues të hershëm publik për Covid-19”, shtoi ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI