SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë/ U plagos me thikë, 35-vjeçari në gjendje kritike

Një 35-vjeçar i plagosur me thikë në fyt mesditën në Himarë është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

I plagosuri ka marrë dëmtim të laringut dhe ezofagut dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi mesditën e se henes ndërsa sipas policisë shkak është bërë një konflikti i çastit.

Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur u dërgua fillimisht në spitali e Himarës ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Pasi gjendja e tij ishte kritike, raportohet se është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.///

error: