Është mbledhur Komiteti Ndër-ministror i Emergjencave Civile, pas situatës së pazakontë në vend, me përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut.
Fjalën i pari e mbajti kryeministri Rama, ndërsa pas tij foli zv kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit deklaroi se janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencave në zonat e prekura, kurse shtoi se hidrovoret janë në gjendje gatishmërie.
Edi Rama: Zv kryeministri, që ka ndjekur situatën, më ka informuar herë pas herë për gjendjen.
Erion Braçe: Doja të informoja sidomos qytetarët që ndodhen në zona që janë prekur nga reshjet, ministrat, perfektët e me radhë në zona kanë mbledhur shtabet e emergjencave civile. IGJEUM paralajmëroi situatën. Është kontrolluar situata e hidrovoreve. Hidrovoret kanë qenë në gatishmëri, për të dërguar ata në nivelet minimale. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka qenë në dispozicion dhe sot të gjitha akset janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Ka pasur koordinim me OSHEE-në.
Menaxhimii ii Kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Komiteti që menaxhon Kaskadën e Drinit është mbledhur vazhdimisht dhe situata në Kaskadën e Drinit është e kontrolluar. Kryetarët e bashkive kanë ngritur shtabet e emergjencave, që po kontrollojnë situatën në territor. Sot kanë rënë edhe më shumë reshje. Kanë rënë mbi 100 mm shi në zona tradicionalisht të goditura nga reshjet e shumta. Është bërë punë në territor.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI