Gjatë muajin shkurt përfundojnë punimet për rehabilitimin e kalatës së trageteve ne Portin detar te Sarandës me një fondin 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.



Drejtorit i Portit Detar sha Alket Qëndro, tha për ARadion “Saranda|” dhe SRANDANEWS.AL se “Zbatimi i Projektit “Rehabilitimim i kalatës së trageteve RORO”, ka si qëllim një ndërhyrje thellimi , nisur nga nevoja për përpunimin në port të anijeve me kapaciteve më të mëdha , krijimin e kushteve të domosdoshme për lundrim të sigurt në port duke mbajtur parasysh infrastrukturën ekzistuese të amortizuar të kalatës ekzistuese”.

Burime të Portit sha, në qytetin bregdetar vunë në dukje se përfundimi i investimit brenda muajit shkurt, parashikon gërmimin me 4 deri 5 m thellësi ne zonën e bregut të së kalatës dhe largimin e 2500 m3 mbetje detare .

Nërkohë, disa procese të investimit në sheshin e kalatës si shtresa e betonimit me infrastrukturën përkatëse të ndricimit, kanalizimeve, etj, janë drejt përfundimit.

Mësohet se ka përfunduar edhe projekti për ndërtimin dhe zgjatjen e kalatës nr 2 të trageteve nga 180 ml që është aktualisht, në 450 ml. Kësisoj, do të krijohet mundësia e ankorimit të krocierave të mëdha dhe lehtësimit të qarkullimit të turistëve, për mungesë të infrastrukturës së ankorimit deri më sot nuk i janë afruar bregut të qytetit.///SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë