Urbanizimi i metejshëm i zones ne rrugen “Baba Rexhepi” te Lagjes nr.4, në Sarandë, mbetet prej vitesh një pritshmëri e banorëve.
Gjate nje takimi së fundi me banorët e kësaj zone deputeti Alket Hyseni dhe kryetari i Bashkisë Adrian Gurma kanë ndarë shetësimin për nevojën e disa investimeve të munguara deri më sot për këta banorë si dhe dhenien fund te procesit te legalizimit te banesave.

“Regjistrimi i shesheve të ndërtimit dhe legalizimi i shtëpive po bëhet realitet pas dhjetra vitesh përpjekje e zvarritjesh. “-tha në këtë takim me banorët deputeti Hyseni.

Banorët kanë ngritur shqetësime të përsëritura për përmirësim të infrastrukturës rrugore, ndricimin publik, furnizimin e rregullt me energji elektrike, ndërtimin e kendit të lojrave për fëmijë, etj.


Duke e marrë fjalën në këtë bashkëbisedim, deputetit Alket Hyseni ka theksuar se “Partia Socialiste eshte e vetmja forcë që i bën realitet premtimet, sepse sipas tij ajo, thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. “///SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota