Me nje fluks te lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë ka nisur dita e sotme. Janë familjare, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.
Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh ne det. Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.
Vetëm sot përllogariten të kenë hyre ne Morine me teper se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Ky fluks kahjen kryesore ka bregdetin shqiptar nga Veljpoja deri ne Sarande.///
ME SHUME LAJME
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”