I ftohti polar pritet të mbizotërojë deri të enjten. Pas reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës, në fillimjavë, e mërkura do të karakterizohet nga mot me diell, por me temperatura të ulëta që shkojnë deri në -5 gradë në zonat malore.
E enjtja rikthen sërish reshjet dhe një rritje të lehtë të temperaturave në gjithë vendin.
Dy javët e para të Dhjetorit do të jenë me mot tipik të dimrit me reshje dhe hera-herës me stuhi ere. Era pritet të shkojë deri në 75 km në orë duke shkaktuar det të trazuar.///
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private