Në Sarandë, së shpejti do të funksionojë një konsullatë çeke me statusin “Konsullatë Nderi”, duke e bërë këtë qytet të parin, ku do të funksionojë e para konsullatë nderi e Çekisë në vendin tonë..
Lajmi ëshhtë dhënë pak kohë më parë gjatë një takimi që ambasadori I Çekisë në vendin tonë, Jarosllav Ludva zhvilloi me kryebashkiakun e Sarandës Adrian Gurma.-bënë të ditur për SARANDANEWS.AL burime nga Bashkia bregdetare.
Të njëtat burime vunë në dukje se Konsulle Nderi në Konsullatën Çeke të Sarandës pritet të emërohet znj.Lolita Poda Jorkiewits.
Pritet që paraditen e së premtes, më 17 dhjetor të organizohet një ceremoni zyrtare me pjesëmarrje të diplomatëve çekë, të autoriteteve vendore nga Saranda, Vlora e Gjirokastra si dhe të Dhomave të Tregtisë, bizneseve nga rajoni jugor i Shqipërisë si dhe në prani të mediave.-vunë në dukje të njëjtat burime bashkiake.
Mësohet se selia e Konsullatës Çeket të Nderit do të funksionojë në segmentin rrugor Turizëm-Kanali I Çukës (Rruga “Butrinti”) dhe veprimtaria e shërbimeve të saj konsullore, do të përfshijnë edhe Vlorën, Gjirokastrën, etj,.
Në Sarandë në vitet para Luftës së Dytë Botë kanë funskionuar tri konsullata: greke, italiane dhe rumune.
Pas viteve ’90, me zhvillimet demokratike në Shqipëri, gjatë një takimi në Sarandë të një konsulli grek në Gjirokastër, me autoritetet vendore të ish Këshillit të Rrethit ishte premtuar se një trupë e reduktuar e njësisë diplomatikë greke në Gjirokastër mund të vinte një herë në javë për të kryer shërbime konsullore për qytetarët e rajonit të Sarandës.
Sipas burimev të SARANDANEWS.AL, kërkesa e mesiperme ishte paraqitur nga ish kryetari i Këshillit të Rrethit Sarandë, Thoma Papagjika si adresim zgjidhje për nevojat që paraqisnin qytetarët e këtij rajoni për shërbime konsullore. ato vite.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll