Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotografi me momente nga puna në zbatim të planit kombëtar të pastrimit në disa qytete të vendit.Duke falënderuar të gjithë ata që angazhohen në planin kombëtar të pastrimit, Rama tha se ky plan nuk do të ndalet.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Ky plan nuk do të ndalet deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, theksoi Rama.Kryeministri ndau momente nga pastrimi në Vlorë, Krujë, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Roskovec, Mallakastër, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Belsh, Sarandë dhe Devoll.
Plani kombëtar i pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI