Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike vendosi sot që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.
Në mbledhjen e sotme, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, Komiteti i Rithemelimit falënderoi kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.
Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, si dhe të nisë procesin statutor të riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak të këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu, Komiteti i Rithemelimit vendosi të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët e tjera konform udhëzimeve.///
ME SHUME LAJME
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë