Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore dhe në pjesën jugore në mesditë.
Në rrugë parashikohen ngrica të forta të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës. Era do të fryjë nga kuadrati i veri-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet me shpejtësi mesatare 3-8 m/s dhe në bregdet dhe lugina deri në 12 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -0/10 | Diell |
| Kukës | -5/4 | Diell re |
| Lezhë | -1/10 | Diell |
| Dibër | -9/3 | Diell re |
| Durrës | -0/14 | Diell |
| Tiranë | -1/12 | Diell |
| Elbasan | -2/11 | Diell re |
| Berat | -6/14 | Diell pak re |
| Vlorë | -0/12 | Diell pak re |
| Korçë | -9/2 | Diell re |
| Gjirokastër | -5/10 | Diell pak re |
| Sarandë | 0/14 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore