SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ngrihet Bordi i Administrimit të Karburantit, Rama: S’lejojmë abuzim në kurriz të qytetarëve

-Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit.Kryeministri Edi Rama deklaron se duke nisur nga sot ngrihet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit dhe çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës.Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence shkaktuar nga lufta në Ukrainë, do të përcaktojë që sot edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

Kreu i Ekzekutivit thekson se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar abuzim në kurriz të qytetarëve.

“Mirëmëngjes  dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.///

error: