Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe gazetarë. Marin Mema i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të thjeshtë që të bashkohen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet vendi.
“Shqipëria bëhet me zemër, behet për flamurin tonë dhe jo për flamurin e partive. Të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend, sepse i ka të gjitha. Por ka njerëz në krye që duan ta masakrojnë. Sot është koha që të gjithë bashkë të bëjmë më shumë për vendin tonë. Është koha ti japim mundësi të rinjve, ta kenë këtu mundësinë dhe jo të ikim. Sot jemi kaq, çdo ditë duhet të jemi më shumë.
Tregojini këtyre talenteve të 30 viteve se çfarë mund të bëjmë të gjithë bashkë. Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë, dhe këta mund ta bëjnë këtë vend. Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Mema.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore