– Në tunelin e Llogarasë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, puna po vijon pa u ndalur për përfundimin e tij brenda afateve të parashikuara. Autoriteti Rrugor Shqiptare ka publikuar pamje nga ky kantier që i përgjigjet strategjisë së turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj.
Në vetëm katër muaj, ARRSH deklaron se në tunelin e Llogarasë janë hapur 700m.
Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta. bTuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.
Në buxhetin e këtij viti, fondi i llogaritur për tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore