Nga Bejto GERXHUNI
Tre ishujt kryesorë të Ksamilit më në fund, janë kthyer në vëmendjen jo vetëm të Bashkise Sarande, po e dhe te Qeverise Rama. Jo per bukurine se kjo dihet, por për plehrat e depozituara ketu prej mbi 25 vitesh dhe lejimit te akitivteteve ekonomike ndotese.

Dora vete Kryeministri Edi Rama, publikoi sot foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit. Kreu i qeverisë u shpreh se, “pavarësisht javës tejet shqetësuese prej pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimet, angazhimi për zbatimin e Planit Kombëtar të Pastrimit nuk ka reshtur asnjë ditë”.
Rama ndau momente nga pastrimi në Bulqizë, Durrës, Librazhd, Sarandë, Selenicë, Elbasan,,etj, etj,.Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.
Ne zgjodhëm dy nga fotot që Rama ka fokusuar. Objektivi i këtyre fotove janë pikërisht Ishujt e Ksmailit dhe vetë kryebashkiaku Gurma duke pastruar plastikat e flakura në Ishuj krahas shërbestarëve të tjerë të Bashkisë.
Por pas këtyre pamjeve ku Bashkia ‘përvesh mëngët’ për të pastruar ndotjet që u janë shkaktuar Ishujve të Ksamilit me stasus ‘Momunen Natyre”(VKM e v.2002), pjesë e Zonave të Mbrojtura në Republikën e Shqipërisë, në vëmendje të Parkut Kombëtar të Butrintit ,etj, etj,; do të duhej që në këto oaze mahnitëse të bekuara nga dora e Zotit dhe të rrezikuara e mallkuara nga dora e njeriut; do të duhet të matesh mirë që të lejosh aktivitete që i kërcënojnë këto bukuri të papërsëritshme. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.