Me hyrjen në fuqi në 1 qershor të ligjit për ndalimin e përdorimit të qeseve njëpërdorimshe grupet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që vijojnë informimin në terren.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisi, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e grupeve të Ministrisë në dyqane dhe biznese për nxitjen e përdorimit të çantave prej pëlhure.

“Grupet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vijojnë informimin në terren në dyqane e biznese për ligjin që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe duke nxitur përdorimin e çantave dhe trajseve”, shprehet Kumbaro.
Qeveria e Shqipërisë vendosi që prej 1 qershorit 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj. Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria synon reduktimin e plastikës së dëmshme për një mjedis të pastër që ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror