Duke rifolur për reformën territoriale, deputeti i PS Ardit Bido, nga më aktivët kolegë deputetë, edhe për këtë temë të nxehtë, ka shprehur një ditë më parë pëlqimin dhe dakordësinë e tij mbi hartën e re.
Sipas Bidos,”Harta e re e reformës territoriale respekton historinë, identitetin dhe vullnetin e qytetarëve të qarkut të Vlorës Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi do të mbeten bashki më vete. Selenica nuk zhbëhet, ajo do të kthehet në Qytet, me njësitë administrative siç i ka, por tanimë e konsoliduar me Bashkinë e Vlorës.”
Duke iu referuar kësaj Harte, Bido vuri ne dukje se “Edhe Orikumi, nga njësi administrative, do të marrë statusin e Qytetit, duke fituar peshën që meriton si qendër historike, turistike dhe ekonomike.”
Falënderimi u shkon të gjithë deputetëve të qarkut të Vlorës, që ishim një mendje dhe të palëkundur në qëndrimin tonë; kryetarëve të bashkive, që bënë një prezantim dinjitoz të nevojave të zonave që përfaqësojnë; por, mbi të gjitha, drejtuesit politik të qarkut, Bledi Çuçi që këmbënguli fort deri në fund, drejtuesit të reformës Arbjan Mazniku e veçanërisht kryeministrit Edi Rama, që mbajtën peshën specifike të qarkut e rikthyen në hartë siç i takonte Orikumin!-ka nlnvizuar Ardit Bido. Sipas toij, “Një hartë që respekton çdo krahinë dhe hap më shumë mundësi për zhvillim, investime dhe shërbime më të mira”.
Më herët, deputeti i mazhorancës së majtë, Ardit Bido në disa postime ne median sociale apo dalje televizive, ka shprehur në mënyrë konsistente qëndrimet e tij kundër ideve për ndarje apo bashkime të përfolur të hartës së re territoriale për bashkitë Konispol, Delvinë, Finiq, Sarandë, etj,.
Në mungesë të informacioneve zyrtare publike nga komisioni respektiv i reformës territoriale dhe, situata fluide apo një terr informativ nga ky komision, në klimën e mungesës së dëgjesave publike dhe kontraditave të palëve politike për një hartë të dakortësuar; qëndrimet e Bidos kanë qenë bartëse edhe të një shqetësimi publik më të gjerë, veçmas për Qarkun e Vlorës që ai përfaqëson pas kontakteve intensive të tij me qytetarë të orientimeve të ndryshme politike kryesisht në jugperëndim të vendit. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI