Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur kundër përbërjes së Komisionit Parlamentar demokrat sa i përket Reformës Zgjedhore. Në argumentin e saj, PD-ja ka lënë pa përfaqësuar jugun e Shqipërisë, ku ka vetëm 6 qarqe të përfaqësuar, ku minimumi duhet të kishte 9, aq sa anëtarë janë. Ajo thotë se PD-ja ka lënë pa përfaqësuar shumë qarqe, ndryshe nga sa ka bërë PS-ja. Për të, kjo është ndarje është sipas shoqërisë dhe jo territoriale siç e kërkon dhe lloji i komisionit.
“Dështim i paralajmëruar në përfaqësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve! Grupi Parlamentar i PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtar në reformën territoriale.
Cila ka qënë filozofia e emrave të pëfshirë për tu votuar nesër në komisionin e reformës territoriale nga ana e grupit parlamentar të PD?! Kur ke mundësinë të përfaqësosh 9 qarqe nga 12, dhe ti përfaqëson vetëm 6?!
1- Pa asnjë argument llogjik dhe politik kanë lënë jashtë liste si anëtar të komisionit përfaqësues të zgjedhur të jugut!!
Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër janë të papërfaqësuar nga ana e opozitës. Dy qarqe me probleme të thella në ndarjen territoriale, e kryer posacërisht duke bërë llogari elektorale për Partinë Socialiste, janë konsideruar të parëndësishme për tju dëgjuar zëri nga “elita” e grupit parlamentar. Ndërkohë që prodhojnë vetëm këto dy qarqe me ndarjen e sotme 16 mandate deputetësh! Mjafton tju kujtoj që Konispoli ka qendër qarku Vlorën, 175 km largësi!!!! Nevojën për bashkinë Orikum, për bashkinë Ksamil, për rikonceptimin e bashkisë Delvinë, bashkisë Himarë etj etj.
Ndërkohë Partia Socialiste ka znj. Anila Denaj për qarkun e Vlorës dhe Z. Laert Duraj për qarkun e Gjirokastrës në komision.
2- Ndarje “shoqërore” dhe jo territoriale sic e kërkon dhe lloji i komisionit.
Nga 12 qarqe, PD ka zgjedhur të përfaqësohet vetëm me 6 qarqe. Ndërkohë që ka 9 përfaqësues në komision dhe me llogjikë politike duhet të kishte 9 qarqe të përfaqësuar. Kemi dy përfaqësues nga qarku i Durresit, dy përfaqësues nga qarku Dibrës, dy përfaqësues nga qarku i Shkodrës, një i Tiranës, një i Korcës, dhe një i Fierit.
Çfarë halli ka grupi parlamentar me jugun e Shqipërisë?! Çfarë halli ka grupi parlamentar me Lezhën, me Elbasanin, me Kukësin, me Beratin?!
Pse elektorati që na ka besuar votën në këto 6 qarqe të papërfaqësuara dhe ku kemi premtuar edhe ndryshimet e reformes territoriale për ti shërbyer atyre, nuk qenka i rëndësishëm”, shkruan Zhupa.///
//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI