-13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim nw Këshillin e Ministrave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave.
KLGJ vendos riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, si më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe kompetencë tokësore në bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me seli në qytetin Peshkopi dhe kompetencë tokësore në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me seli në qytetin Durrës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me seli në qytetin Elbasan dhe kompetencë tokësore në bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me seli në qytetin Fier dhe kompetencë tokësore në bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me seli në qytetin Lezhë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, me seli në qytetin Kukës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me seli në qytetin Sarandë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me seli në qytetin Shkodër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me seli në qytetin Vlorë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë.
KLGJ ka vendosur gjithashtu riorganizimin e gjykatave të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, nga gjashtë gjykata apeli, në një Gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm, që organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me seli në qytetin Tiranë.
Riorganizimin e gjykatave administrative të shkallës së parë, nga gjashtë gjykata administrative në dy gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë:
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore që përfshin rrethet gjyqësore, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Korçë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnje, me seli në qytetin Lushnje dhe kompetencë tokësore që përfshin rrethet gjyqësore Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI